Udinese kap Juventusin, friulanët mundin Cagliarin dhe ngjiten në renditje, Torino kthehet te fitorja

8 hours ago 28

Java e 9 e serisë A në Tring nisi me fitoret e dy prej skuadrave që kanë befasuar për mirë me rezultatet e tyre në nisje të sezonit të ri.

Bëhet fjalë për Udinesen dhe Torinon, skuadra të cilat aktualisht janë brenda zonës europiane në renditje.

Friulanët mundën 2 me 0 Kaljarin në fushën e tyre duke u ngjitur në kuotën e 16 pikëve po aq sa ka edhe Juventus i vendit të tretë.

Kartoni i kuq i Makumbi në minutën e 30 për sardët ia bëri më të lehtë ndeshjen Udineses e cila e zhbllokoi rezultatin në minutën e 38 me anë të sulmuesit kryesor Lorenco Luka.

Për të vulosur suksesin e skuadrës vendase mendoi Davis në minutën e  78.

Torinos ndërkohe i mjaftoi një gol i Njie në pjesën e dytë për të mposhtur Komon e Sesk Fabregas.

Rikthim tek tre pikët për Torinon e trajnerit Vanoli dhe 14 pikë në klasifikim, po aq sa skuadra e Milanit në vendin e gjashtë përkohësisht në renditje. Pas një pjese të parë ku rastin më të mirë e patën miqtë me Faderen, në të dytën reagimi i Torinos.

Fillimisht një mundësi e artë e Ricit,  dhe pastaj Vlasic. Komo luajti hapur, dhe vuri ne vështirësi të madhe Torinon, por Milinkovic Savic mbajti në loje skuadrën e tij derisa erdhi goli i Njie që zgjidhi ndeshjen./vizionplus.tv

Read Entire Article