Manaj “përbindësh” golash në Turqi, sulmuesi shqiptar protagonist te Sivaspor në javën e tretë radhazi

8 hours ago 28

Rei Manaj po tregon një formë shumë të mirë në superligën turke.

Sulmuesi kuqezi po kthehet ai i sezonit të kaluar, në fakt ku ishte ndër sulmuesit më të mirë të kategorisë kryesore të futbollit turk përmes realizimeve për Sivaspor.

Futbollisti lushnjar ishte protagonist edhe në suksesin e radhës të skuadrës së tij kundër Adana Demirspor, ku Manaj realizoi madje golin e përmbysjes së madhe nga 2 me 0 për kundërshtarin në 3 me 2 për Sivasspor.

Pas një shërbimi nga e djathta e sulmit nga  Paluli, sulmuesi i përfaqësueses shqiptare nuk e pati të vështirë të shënojë me të djathtën në portën vendase.

Në fund skuadra e Manaj shënoi edhe golin e katërt që vulosi marrjen e tre pikëve në ndeshjen hapëse të javës së 10 të superligës turke, ku Sivasspor për momentin renditet e shtata.

Për Manaj ishte java e tretë radhazi që shënonte, ndërsa në total në  7 takime që ka luajtur ka shënuar 4 herë.

Në Spanjë, Marash Kumbulla ishte titullar në qendër të mbrojtjes tek Espanjol në humbjen 2 me 0 të skuadrës së tij kundër Sevijës në La Liga.

Mbrojtësi kuqezi dhe shokët e tij të repartit nuk patën faj në golin e parë të miqve shënuar nga distanca prej Lukebakios, e pak a shumë e njëjta gjë mund të thuhet edhe për golin e dytë nga i njëjti autor./vizionplus.tv

Read Entire Article