Misteri i vrasjes së babait në Durrës, vëllai i 19-vjeçares denoncoi zhdukjen e tij, trupi do t’i nënshtrohet ekspertizës

8 months ago 8

Ishte denoncimi i djalit 25-vjeçar të familjes Meta që çoi në zbardhjen e ngjarjes së rëndë në Durrës, ku 19-vjeçarja, Hygerta Meta vrau të atin e më pas e varrosi atë në oborrin e banesës.

Më datë 13 shkurt, 25-vjeçari ka kërkuar ndihmën e uniformave blu për të gjetur të atin që nuk ishte kthyer në banesë.

Lexo edhe :

Related Posts

Fillimisht, policia dyshoi se viktima, Pëllumb Meta, ishte zhdukur, por pas hetimeve të thelluara u zbulua se ai ishte vrarë në ambientet e banesës së tij me armë zjarri. Pas vrasjes, 19-vjeçarja është kujdesur të zhdukë provat, duke varrosur të atin.

Para uniformave blu ajo deklaroi se shkak i ngjarjes së rëndë u bë insistimi i të atit për ta fejuar pa dëshirën e saj si dhe konfliktet e vazhdueshme në familje.

Pas zbardhjes së ngjarjes, hetuesit kanë zhvarrosur trupin dhe e kanë transportuar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për kryerjen e ekspertizës së mëtejshme.

Do të jenë hetimet e thelluara, shqyrtimi i provave dhe ekzaminimi i trupit të viktimës që do të hedhin dritë mbi rrethanat e ngjarjes. Po ashtu, ekzaminimet do të zbulojnë nëse e reja është ndihmuar nga familjarët për planin e vrasjes së të atit dhe kryerjen e krimit./vizionplus.tv/

Read Entire Article