Moment historik për Kinën, Pekini lëshon sondën për të mbledhur mostra në Hënë

4 months ago 23
Reklamë

Kina ka lansuar sot një sondë për të mbledhur mostra në Hënë, në një përpjekje si pjesë e qëllimit të Pekinit për të dërguar një mision me ekuipazh në Hënë deri në vitin 20230.

Lëshimi i sondës shënon fillimin e një misioni që synon të jetë një moment historik në përpjekjen e Kinës për t’u kthyer në një fuqi dominuese hapësinore me qëllim për të ulur astronautët në Hënë deri në vitin 2030 dhe për të ndërtuar një bazë kërkimore në polin e saj jugor.

Uashingtoni ka paralajmëruar se programi i Kinës po përdoret si mbulesë për synime ushtarake dhe është një përpjekje e Pekinit për të pasur një dominim në hapësirë.

Sonda Chang’e-6 synon të mbledhë rreth 2 kilogramë mostra hënore nga pjesa e largët e Hënës dhe t’i sjellë në Tokë për analizim.

Që nga misioni i parë Chang’e në 2007 , Kina ka bërë hapa përpara në eksplorimin e saj më Hënë, duke ngushtuar hendekun teknologjik me Shtetet e Bashkuara dhe Rusinë. Media shtetërore, Xinhua, tha se ky është “misioni i parë i këtij lloji në historinë e eksplorimit të Hënës nga njeriu”.

Ky mision, që teknikisht është i ndërlikuar, do të zgjasë për 53 ditë. Sonda do të tentojë të bëjë një nisje të paprecedent nga pjesa e Hënës që gjithmonë është kahen e kundërt me Tokën.

“I gjithë misioni është i mbushur me sfida të shumta”, tha për Xinhua zëvendësshefi i projektimit të këtij misioni, Ëang Qiong.
Sonda pritet të zbarojë në Pellgun Aitken në polin jugor, që është një prej kratereve më të mëdha të ndikimit në sistemin diellor. Kur të arrijë atje, sonda do të mbledhë dhe hënor dhe shkëmbinj dhe do të kryejë eksperimente të tjera në zonën e zbarkimit.

Më pas sonda, me gjithë mostrat e marra do të niset nga Hëna për në Tokë./vizionplus.tv/ 

Read Entire Article