Momente tmerri për dy shtetase në Vlorë, bllokohen në ashensor, shpëtohen nga uniformat blu

1 month ago 36
Reklamë

Dy persona kanë mbetur të bllokuara në një ashensor në Lungomare. Policia njofton se është dashur ndërhyrja e uniformave blu për të nxjerrë dy shtetaset jashtë.

Ngjarja është regjistruar gjatë mbrëmjes së djeshme pranë zonës së njohur si “Uji i Ftohtë”.

Ishin banorët e pallatit që iu përgjigjen thirrjes për ndihmë të dy shtetaseve, duke lajmëruar uniformat blu.

Fatmirësisht, dy shtetaset ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore./vizionplus.tv

Read Entire Article