Kjo javë do të sjellë zhvillime të rëndësishme në lidhje me punën për të gjitha shenjat e Horoskopit.
Astrologia Meri Gjini ka treguar në studion e “7pa5” me moderatorët Alma Çelaj dhe Syrjan rahova, se çfarë e pret çdo shenjë, që nga dashuria, te paratë dhe çështjet e shëndetit.
Dashi: Me ekonominë jepet e gjithë mundësia për të pasur shlyerje detyrimesh. Me Venusin, Marsin dhe Venusin tek Ujorët është një hyrje që i favorizon shumë sidomos raportet që mund të kërkohen në ambientet sociale miqësore. Për pjesën e shenjës së Dashit, kjo hyrje trekëndore, edhe pse është Veënusi aty pjesë, i favorizon për të bërë lëvizje për çështje studimesh, apo profesioni, lëvizje adrese, në përgjithësi çfarë ka të bëjë me dokumentet apo vizat në shërbim lëvizjes. Sa i përket punës ka shumë pak pasiguri, por jo nga vetja. E mbështesin apo kanalizojnë me njerëzit me të cilët bashkëveprojnë në ambientet e punës, por edhe kjo pasiguri do të sfunohet sepse ndoshta është nga analiza, sot edhe nesër, më pas duket sikur sheshohet edhe kjo pasiguri.
Demi: Hyrja shumë e fortë, positive Saturn-Mëkrur, Diell me Jupiterin te Demat, bën që çështje të profesionit, për çështje që kanë nevojë për fatin, për çështje që i përkasin ekonomisë së tyre për vendime të rëndësishme në lidhje me materien, moment fillon nga dita e sotme dhe deri në fundin e majit. Kështu që të vendosin në agjendë çfarë kanë të rëndësishme, ekonominë, biznesin, pronësinë, apo lëvizjet bankare. Kjo ëhstë një javë shumë e mirë për këto çështje. Për sa i përket Venusit, që është në lidhje katërkëndore, nuk janë të lehta, duhet shumë harxhim energjie dhe shumë tolerancë për të ruajtur ekuilibrat, kështu që t’i lëmë gjërat të rrjedhin të paktën edhe për një dy-javësh. Të shtyjnë pak zgjidhjen e çështjeve personale dhe erotike. Sa i përket pagesave, shumë pak nga nesër përshpejtohet. E enjtja dhe e premtja janë dy ditë shumë më të mira sa u përket pagesave në përgjithësi.
Binjakët: Është hyrje katërkëndore, Mërkuri, Dielli dhe Saturni te Peshqit me Diellin e tyre te Binjakët. Kjo e hënë shënon fillimin e mbylljes së problematikave apo shqetësimeve që kanë pasur me shëndetin. Të lindurit diku rreth datës 28-29 të majit deri nga data 2-3 qershor duhet të vazhdojnë të jenë të kujdesshëm sa i përket fizikut. Sa i përket çështjeve profesionale ka vendimmarrje4, ka ujëdi, por t’i analizojnë para se të marrin vendime të formës së prerë. Të mos bëjnë për hatër të, apo se më tha si kështu. Nëse vendimi është i tyre, në çfarëdolloj zhvillimi të ketë, zgjidhja do të jetë shumë e mirë. Sa i përket raporteve personale duket se kanë momentin më të mirë.
Gaforrja: Do të duhet të jeni praktikë, të maturuar, në çfarëdolloj konkluzioni apo ujdie që do të arrini gjatë kësaj jave. Nëse nuk e keni mirëmenduar fitoni kohë derisa të jepni dakordësinë, të firmosni. Nëse është e mirëmenduar, është periudhë e mirë për firmosje për çështje që i përkasin zgjerimit ekonomik apo zgjerimit professional. Është një javë e mirë për vendime të tilla, port ë mirëmenduara paraprakisht, jo ato të momentit të fundit. Sa i ëprket pjesëve të shëndetit të tyre duket se është një pikë shumë e mirë, duket se nga e hëna dhe në vazhdim përmirësohet ndjeshëm jo vetëm fiziku dhe problematikat që mund të kenë pasur. Sa i përket Venusit, nuk është shumë miqësor, nëse nuk i gërricin çështjet emocionale do të kenë paqe, nëse merren, do të kenë edhe reagimin e tjetrit.
Luani: Ky lloj bashkimi i trefishtë, nga Peshqit dhe te Jupiteri, te Demat, sjell zgjerim në çështje të punës. Vëmendja duhet kanalizuar në çështje që i përkasin profesionit të tyre. Sa i përket Venusit, bën që nëse kanë një tendencë imponuese të mendimit të tyre në lidhje me partnerin apo njerëzit e familjes.
Për jetën personale, do të kenë mundësira, nga e mërkura e në vazhdim të shijojnë ndërveprimin emocional edhe pse është periudhë shumë e mirë pë rata që janë në kërkim.
Virgjëresha: Janë ata që do e shfrytëzojnë maksimalisht në çështje që i përkasin shtëpisë së tyre, në çështje në lidhje me problematika të shëndetit të familjarëve të tyre, por gjithashtu edhe në çështje që i përkasin ekonomisë dhe punës. Është periudhë e mirë, por që është përtej javës. Saturni është pak stresues, porn ë momentin që bëhet kalimi në këtë lidhje të fortë me Jupiterin, do të ndihen të lehtësuar.
Peshorja: E vetmja këshillë që kam për peshoren është mënyra se si do të gjykojnë apo se si do të thonë mendimin e tyre në ambientet e punës, kanë tendencat për të qenë pak më të ashpër në kritikat e tyre. Këtu duhet të jetë dhe vëmendja dhe kujdesi. Sa i përket punës, ëhstë periudhë shumë e mirë që sjell zgjerim. Me punën do të keni zhvillime shumë të mira. Sa i përket Venusit, nëse jeni në kërkim të zbukuroni të përditshmën tuaj keni gjithë mundësinë.
Akrepi: Me bashkëpunëtorët e tyre është çështja e javës, si për mirë, por edhe kujdesi që duhet të tregojnë. Faktori surprizë është ai që do të ngjyrosë zhvillimet në ambientet e punës apo në lidhje me lekun. Sa i përket emocineve, akoma nuk është faza e tyre, edhe pse interferojnë, por është pak me individale. Do duhet t’i tolerojnë njerëzit që ndërveprojnë erotikisht me Akrepët në këtë periudhë.
Shigjetari: Është me ngarkesa të vogla apo zgjidhje në çëhstje të vogla të profesionit. E mira e javës është diskutimi për një plan zhvillimi afatgjatë. Sa i ëprket Venusit, është i ngrohtë, është i mirë, është në një hyrje që nuk sjell problematika të mëdha, por jep mundësinë që të bëjnë udhëtime të vogla bashkarisht.
Bricjapi: Do të duhet shumë pak kontroll mbi ankthin e tyre mëngjesin e ditës së sotme dhe mëngjesit të ditës së nesërme. Për sa i përket hyrjes, Peshqit është një shenjë që është në hyrje pozitive me Bircjapët, gjë që do të bëjë të mundur të zgjidhin ujdi pune, por njëkohesisht edhe për çfarë duhet rregulluar në ambientet e shtëpisë. Shtëpia dhe puna janë prioritetet e tyre. Pjesës erotike i vjen radha e fundit. Duket sikur në prioritet pjesa emocionale për Bricjapët do të jetë e fundit për nga radha, jo për nga rëndësia. Nga mesi i javës do të përshpejtohet prioriteti, do të dali në sipërfaqe, me zgjidhje sumë të mira, me buzëqeshje shumë të mira.
Ujori: Duke qenë se kanë Marsin dhe Venusin bashkë, duhet të jenë të kujdeshëm për shpenzimet, pra të mos harxhojnë më shumë se ç’kanë. Për të fituar kohë në qetësinë e tyre do ishte mirë të kontrollojnë shpenzimet që do të jenë edhe të pashmangshme të paktën për ditën e sotme dhe ditën e nesërme. Sa i përket Venusit, pë rata që janë në kërkim ëhstë një Venus shumë i mirë. Për ata që janë në raport do të duhet që mos ta kanalizojnë energjinë e tyre në analiza, sepse do të shoqërohen me mure përballë.
Peshqit: Kanë Diellin me vete, Mërkurin, Hënën e Plotë me vete. Ata që do të kenë shkëlqimin me vete janë Peshqit e 10-ditëshit të parë dhe afër qendrës. Të linudrit në 27, 28, 29 shkurt dhe 1, 2 mars do të kenë zhvillime shumë të mira në lidhje me ekonominë dhe statusin e tyre. Sa i përket Venusit, nuk është shumë miqësor, sepse ka tendencën për të nxjerrë në sipërfaqe çfarë është bërë gabim në zgjedhje.