“Mora përgjigjet që doja”, Sylvinho i kënaqur nga Kombëtarja, Broja e Asllani: Ta nisim mbarë kundër Italisë

3 months ago 32
Reklamë

Fitorja 3 me 0 ndaj Lihtenshteinit në miqësoren e parë në ditëve para euro 2024 më shumë sesa rezultati kishte rëndësi për t’i dhënë minuta në këmbë lojtarëve që kanë luajtur pak me klubet e tyre javët e fundit. Silvinjo ishte  i kënaqur me përgjigjet që mori.

“Ne na interesonte shumë 90 minutëshi për të parë skuadrën pavarësisht rezultatit. Patëm 4-5 lojtarë që erdhën me vonese në grumbullim dhe ishin jashtë kësaj sfide. Mora përgjigjet  e duhura, të mira nga shumë lojtarë, qoftë ata që luajtën 60-70 minuta por edhe nga ata që ishin 90 minuta në fushë. Sigurisht që jam i kënaqur”, tha Sylvinho.

Fokusi tani është tek miqësorja e dytë me Azerbajxhanin në datë 7 qershor.

“Kjo është një periudhë shumë e rëndësishme për ne, për të kuptuar edhe gjendjen fizike te lojtarëve.. Azerbajxhani është një skuadër e fortë, me cilësi sidomos në aspektin fizik. Sfidat e europianit janë afër dhe kjo është një mundësi e mirë për të testuar ekipin”, tha ai.

I kënaqur me golin dhe paraqitjen edhe Broja.

“Jam shumë i kënaqur me fillimin e mirë të përgatitjeve. Taktikat e  trajnerit ishin shumë mirë. Bëmë 3 gola shumë të mirë. Dominuam lojën dhe kemi realizuar gola . Atmosfera është top. Jemi duke u stërvitur bashkë dhe jemi shumë të kënaqur të gjithë. Edhe kundër Lihtenshteinit luajtëm mirë. Me Azerbajxhanin do të jetë më e vështirë , por duhet të fitojmë dhe të shkojmë ne Europian me këmbën e duhur”, u shpreh Broja.

Ndërsa Kristjan Asllani mezi po pret ndeshjen e parë në europian kundër Italisë.

“Kemi bërë një ndeshje të mirë..Luajtëm topin…dhe më e rëndësishme është që kanë shënuar sulmuesit…Do vazhdojmë të përgatitemi mirë të jemi në top për ndeshjen e parë. Fokusi është tek Italia…Do japim shpirtin dhe zemrën për t’ia dalë sa më mirë në ndeshjen e parë”, tha Asllani. /vizionplus.tv

Read Entire Article