Morën kredi në emër të të tjerëve, Prokuroria çon për gjykim 5 persona, si funksiononte skema e mashtrimit

3 months ago 43

Prokuroria e Tiranës ka çuar për gjykim dosjen në ngarkim të pesë personave, të cilët kanë marrë kredi në emër të të tjerëve.

Sipas hetimeve, të përfshirët kanë marrë kredi në emër të të paktën 15 personave, duke marrë paratë për vete.

Ata akuzohen veprën penale të ‘Mashtrimit’ dhe ‘Falsifikimit të dokumenteve’.

“Në kryerjen e këtyre veprimeve, shtetasi L.V., ka bashkëpunuar me shtetasit E. A. dhe L. P., të cilët kanë qënë punonjës të shoqërisë ‘Fondi Besa’ sh.a, që kanë qënë në cilësinë e oficerit të kredisë, në lidhje me personat e dëmtuar. Po kështu, ka bashkëpunuar edhe me shtetasen L. N., e cila ka qënë përgjegjëse e zyrës përkatëse të ‘Fondi Besa’ sh.a, që ka patur në varësi dy punonjësit e mësipërm.

Nga aktet provohet se në veprimet apo mosveprimet e të gjithë shtetasve të përfshirë në këtë skemë vjedhjeje nëpërmjet mashtrimit, provohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kush më shumë e kush më pak, kush në rolin e organizatorit apo të zbatuesit, kanë vjedhur nëpërmjet mashtrimit dhe dokumenteve të falsifikuar”, njofton Prokuroria. /vizionplus.tv

Read Entire Article