Ad Sybardhi ka qenë i ftuari i mbrëmjes në “Albano Shoë” në Vizion Plus.
Muzikanti, i pyetur nga Albano për situatën ekonomike në vend, u përgjigj: “Kush do të punojë, punon dhe jeton mirë. Shtrenjtësia është e madhe, por mos më ngacmo për këto gjëra se nuk dua të flas. Unë e shoh me syrin tim, por kush do të punojë punon dhe jeton”.
Ad Sybardhi ka treguar edhe pasionet e tij, përtej muzikës.
“Më pëlqejnë pëllumbat, kuajt. Ka qef çuni të blejë një kal, por nuk kam ku ta mbaj”, tha ai.
I pyetur për profesionin që ai ka, Ad Sybardhi deklaroi se duhet korrektësi dhe thjeshtësi për të qëndruar sa më gjatë dhe të jesh i pëlqyer.
“Duhet të jesh shumë burrë në këtë zanat. Ndaj nuk ja kam dhënë edhe fëmijëve. Duhet të kesh korrektësinë dhe thjeshtësinë”, tha ai./vizionplus.tv