Vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme si rezultat i masave ajrore të nxehta dhe të thata me origjinë nga Afrika e Veriut.
Moti parashikohet i kthjellët e vranësira të pakta kalimtare në relievet malore në lindje në orët e mesditës. Mjegullinë në zonat luginore në orët e mëngjesit.
Era pritet të fryjë me drejtim veriperëndim – juglindje me shpejtësi mesatare 1-5 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe lugina në orët e mesditës era fiton shpejtësi 6-8 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.