Motrat shqiptare që po bëjnë namin në mediat ndërkombëtare, u kanë “vjedhur” zemrat Gavin Rossdale dhe Munky

4 months ago 29
Reklamë

Një shqiptare që ka marrë vëmendjen e mediave britanike dhe më gjerë.

Bëhet fjalë për Xhoana Xheneti dhe shkak për bujën e madhe është bërë lidhja e dashurisë me këngëtarin britanik Gavin Rossdale.

Ngjashmëria fizike e saj me ish-partneren e këngëtarit, Gwen Stefani, e ka bërë shqiptaren të zërë vend në titujt kryesor të mediave ndërkombëtare.

Gavin Rossdale ishte i martuar për 14 vite me Stefani dhe u përfol se ndarja erdhi si shkak i tradhëtis së këngëtarit me dadon e fëmijëve.

Ndërkohë , Xhoana ka lindur në Tiranë dhe është këngëtare. Ajo u transferua në SHBA në vitin 1996 pasi prindërit e saj u divorcuan dhe nëna e saj fitoi llotarinë amerikane.

Xhoana është motra e vogël e Evis Xheneti. Kjo e fundit është gjithashtu artiste dhe është martuar me kitaristin e grupit të famshëm Korn, James Shaffer, i njohur me nofkën “Munky”. Çifti janë prindër të tre fëmijëve./vizionplus.tv

Read Entire Article