Mourinho elozhe kuqezinjve: Shqipëria po thyen çdo parashikim. Na kishte munguar diçka e tillë, jeni kulmi i futbollit

3 months ago 33
Reklamë

Shqipëria nuk ka bërë për vetë vetëm tifozët shqiptarë anembanë botës, por edhe trajnerë të njohur. Jose Mourinho nuk ka mundur të rezistojë, teksa ka bërë një reagim në Tëitter ku i thur elozhe kombëtares shqiptare.

Portugezi thekson se Shqipëria po thyen çdo parashikim dhe e ndoshur në grupin e ‘vdekjes’ po bën ndeshje fantastike. Po shënon gola të bukur si në sekondat e para, edhe në minutat e fundit. Sipas tij, diçka e tillë mungonte që prej Kosta Rikës në vitin 2014. Kjo që po bëjnë kuqezinjtë është “kulmi i futbollit”.

“Shqipëria është një nga skuadrat që ka thyer çdo parashikim. Në grupin e vdekjes me zero pritshmëri, stadiume plot, ndeshje të bukura, gola në sekondat e para dhe gola në minutat e fundit.

Një skuadër plot jetë në kërkim të fitoreve. Nuk e kishim parë një gjë të tillë që prej Kosta Rikës në Botërorin e 2014-s. Kulmi i futbollit”, ka shkruar “Special One”./m.j

“Shqipëria po thyen çdo parashikim”, Mourinho elozhe

Read Entire Article