Mourinho përfundon në Turqi, firmos me Fenerbahçen

3 months ago 26
Reklamë

Jose Mourinho më në fund është në Fenerbahce! Të paktën kështu pretendojnë mediat italiane.

Tekniku portugez po përgatitet të hapë një kapitull të ri në karrierën e tij si trajner dhe siç duket gjithçka, ai do të vazhdojë në Turqi për Fenerbahçen.

Sipas Gianluca Di Marzio, Mourinho tashmë ka rënë dakord me Fenerbahcen. Special One pritet të nënshkruajë kontratë deri në verën e vitit 2026 dhe të vazhdojë në Stamboll, vetëm disa muaj pas ndarjes me Romën. Në Turqi e bëjnë një hap më tej, pasi theksohet se çështja mund të përfundojë brenda ditës. Sipas turqve, presidenti i Fenerbahçes, Ali Kocs do të takohet me Mourinhon në Londër për të finalizuar marrëveshjen. /vizionplus.tv

Read Entire Article