Mrekulli mes tragjedisë! Mjekët në Gaza shpëtojnë foshnjën nga barku i nënës së vrarë pas sulmeve izraelite

3 months ago 30

Një foshnjë është shpëtuar nga barku i një gruaje palestineze shtatzënë e cila u vra nga një sulm izraelit, tha të shtunën një spital në Rripin e Gazës.

Gruaja, e cila ishte nëntë muajshe shtatzënë, ishte në mesin e të paktën 24 viktimave, sipas shërbimeve të shpëtimit në enklavën palestineze, nga një seri sulmesh ajrore të kryera gjatë natës.

Ajo u plagos rëndë gjatë një bastisjeje në kampin Nuseirat në qendër të Rripit të Gazës, i cili vrau dy gra të tjera dhe një fëmijë, sipas një zyrtari në spitalin al-Aëda.

Gruaja shtatzënë u dërgua në spital, tha për AFP Dr. Raed al-Saudi, kreu i departamentit të obstetrikës dhe gjinekologjisë të al-Awda.

“Pasi ajo vdiq, mjekët bënë një ekografi për të kontrolluar gjendjen e foshnjës dhe zbuluan se zemra e tij po rrihte ” përpara se të thërrisnin kirurgët, tha ai.

“Mjekjët bënë një prerje cezariane dhe nxorën foshnjën”, konfirmoi doktor Akram Hussain, një kirurg urgjence.

“Fëmija ishte mirë dhe u dërgua në Spitalin e Martirëve al-Aksa” në qytetin fqinj të Deir al-Balakh, shtoi ai.

Babai i të porsalindurit, i cili gjithashtu mbeti i plagosur gjatë bombardimeve, u dërgua në të njëjtin spital.

Ushtria izraelite tha të shtunën se kishte “vrarë një numër terroristësh në disa përleshje” në Rripin e Gazës.

Kryeministri Benjamin Netanyahu tha në fillim të kësaj jave se vendi i tij duhet të “rrisë më tej” presionin ushtarak ndaj Hamasit.

Rreth 30 persona janë vrarë nga bombardimet izraelite në 24 orët e fundit, tha Hamasi./vizionplus.tv

Read Entire Article