Gjithçka ka përfunduar – futbollisti italian Federico Chiesa do të jetë nënshkrimi i ri i Liverpool-it, shkruan BBC.
Chiesa vjen te Liverpool nga Juventusi, i cili do të marrë 13 milionë euro për këtë transferim.
Lojtari italian do t’i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore në ditët në vijim, e më pas do të nënshkruajë kontratë me gjigantin e anglez.
“Jam i lumtur. Edhe unë, por edhe familja ime. Mezi pres të nënshkruaj kontratën dhe të bëhem lojtar i Liverpool-it. Dua të falënderoj tifozët e Juventusit – ne gjithmonë kemi pasur një marrëdhënie të veçantë. Tani është koha për Liverpool-in”, tha Chiesa para se të nisej për në Angli.
Chiesa luajti 131 ndeshje për Juventusin dhe shënoi 32 gola. Në sezonin e kaluar, ai shënoi 10 herë në 37 ndeshje.
Ai ishte një nga lojtarët më të mirë në Kampionatin Evropian 2021 kur Italia fitoi titullin.
Barcelona ishte gjithashtu e interesuar për Chiesa këtë verë. /vizionplus.tv