Prej 6 vitesh Tirana zgjohet ndryshe çdo fillim shtatori, ku në muret e saj mbizotërojnë ngjyrat e larmishme të dhjetëra pikturave të lëna si gjurmë nga piktorë të ndryshëm.
Një ndër veprat e fundit të këtij edicioni të gjashtë të “Mural Fest” është portreti i shkrimtarit Ismail Kadare. Ndonse tematika e festivalit këtë herë lidhet me inteligjencën artificiale, kuratori Helidon Haliti i lidh imazhet e këtyre personaliteteve me atë çka bota po përjeton sot dhe mbi të gjitha mbi ndikimin që ata kan lënë tek të rinjtë.
“Kjo është një nga risitë që po eksperimentojmë me personazhe publike me gjurmë të jashtëzakonshme siç është Ismail Kadare. Një vepër e madhe hap debat të madh, ashtu si Kadare që gjatë gjithë jetës së tij ka krijuar debate, se kush jemi ne artistët, kur duhet të krijojmë në çfarë kohe dhe pse ndonjëherë koha nuk ka rëndësi në atë se si ti kontribuon në vendin tënd dhe në çfarë zhanri e bën”, tha piktori Helidon Haliti.
Por cili është qëllimi i këtij festivali të perceptuar si ekspozitë që qiell të hapur dhe si e presin banorët këtë ndryshim në fasadat e pallateve të tyre?
“Vërtet këtë herë nuk kemi patur skepticizma fare, është një muze i hapur që i jepet publikut dhe ku ne e kemi të qartë që një kryeqytet turistik nuk i përket më 100% banorëve. një vend turistik nuk është i rehatshëm pro padyshim është i të gjithëve, por sigurisht që unë mendoj që këto vepra arti janë një muze i hapur që u takojnë po ashtu të gjithëve”, shtoi Haliti.
Muralet gjigante në pikat më dominuese të qytetit, duke filluar nga qendra, por edhe në zonat me periferike si zona e Komunë së Parisit” apo “ish-stacioni i fundit i Tiranës së Re”, e kanë kthyer kryeqytetin shqiptar në destinacionin më të kërkuar nga 14 piktorët muralistë ndërkombëtar./vizionplus.tv