Ditën e sotme para Bashkisë së Tiranës është mbajtur protesta e radhës e thirrur nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit.
Ashtu si në protestat e kaluara, nuk kanë munguar tensionet dhe përplasjet me policinë.
Protestuesit kanë hequr gardhin rrethues dhe policia është përgjigjur duke hedhur spraj lotues.
Në një moment gjatë përplasjes, ish-deputeti Klevis Balliu është rrëzuar në tokë, teksa protestuesit e tjerë i kanë ardhur në ndihmë për t’u ngritur. /vizionplus.tv