Supersfida e javës në futbollin italian shkoi për Romën që mundi 2 me 0 Napolin në “Olimpiko”.
Sukses shumë i rëndësishëm për verdhekuqtë e Murinjos, të cilët qëndrojnë në korsinë e skuadrave që luftojnë për zonën champions.
Ndodh gjithçka në kryeqytet në duelin e madh transmetuar në Tring. Një ndeshje mjaft e luftuar me një pjesë të parë, ku miqtë nuk patën mundësi të tregonin cilësinë e tyre në loje për shkak të mbylljes së hapësirave nga Roma, tipike e skuadrave të Murinjos. Nga ana tjetër protagonist ishte edhe Meret me një super pritje. Ndeshja mori një tjetër rrjedhë në minutën e 66 kur Politano, pas një reagimi të gabuar, mori kartonin e dytë të verdhë duke lënë Napolin me 10 lojtarë. Në minutën e 76 i sapofuturi në fushë Pelegrini me një kthese të bukur në zonë kaloi në avantazh Romën.
Nervozizmi tek Napoli shtohet dhe Osimhen lë skuadrën me 9 lojtarë. Në shtesë ka kohë edhe për golin e dytë të Romës përmes Lukakut.
Napoli parakalohet nga Roma në renditje dhe s’postohet në vendin e shtatë në klasifikim. Lufta për zonën champions në Itali është më e fortë se kurrë./vizionplus.tv