NASA kërkon katër vullnetarë për t’i dërguar në Mars

8 months ago 26

Nasa po kërkon të rekrutojë katër astronautë, thënë më mirë katër vullnetarë që ëndërrojnë të bëhen të tillë. Ata do të mund të marrin pjesë në një projekt simulimi, një vjeçar, për një jetesë të mundshme në planetin Mars.

Vullnetarët do të jetojnë brenda “Mars Dune Alpha”, një strukturë prej 158 metra katrorë të ndërtuar në 3D pranë qendrës hapësinore Johnson në Houston, Texas. Gjatë kësaj periudhe ‘marsianët’ do të bëjnë shëtitje hapësinore të simuluara dhe do i nënshtrohen testimeve fizike dhe emotive.

Eksperimenti quhet ‘shëndeti i ekipit dhe eksplorimi i performancës analoge’ dhe do të nisë vitin e ardhshëm pas 13 muajsh seleksionimi. Secili prej pjesëmarrësve do të përfitojë 60 mijë dollarë.

Kriteret që kërkohen për këtë seleksionim janë shumë të ashpra: kandidatët duhet të jenë qytetarë amerikanë të moshës nga 30 deri në 55 vjeç; të kenë një gjendje shëndetësore të shkëlqyer; të mos jenë duhanpirës dhe pa precdentë penalë.

Gjithashtu duhet të kenë të paktën një master në lëndë si: shkencë, teknologji, inxhinieri apo matematikë. Të kenë kryer ndër të tjera dhe të paktën një mijë orë fluturim si pilotë ose të kenë kryer shërbimin ushtarak.

Read Entire Article