NATO: Ukraina ka të drejtë të godasë brenda territorit rus

3 days ago 36
Reklamë

Ukraina ka të drejtën ligjore dhe ushtarake për të goditur thellë brenda Rusisë për të fituar avantazhe luftarake.

Deklarata kreu i Komitetit Ushtarak të NATO-s, Admirali Rob Bauer gjatë një takimi vjetor të zhvilluar në Pragë të Çekisë.

“Çdo komb që sulmohet ka të drejtë të mbrohet. Dhe kjo e drejtë nuk ndalet në kufirin e kombit të tij”, tha Bauer.

Megjithatë zyrtari i lartë i Aleancës që shërben edhe si Këshilltar i Sekretarit të Përgjithshëm Stoltenberg tha se vendet kanë të drejtën sovrane për të vendosur kufizime për armët që dërgojnë në Ukrainë.

Komentet vijnë teksa Presidenti amerikan Joe Biden është duke shqyrtuar kërkesën nëse do të lejojë Kievin të përdorë armët me rreze të gjatë të siguruara nga SHBA për të goditur në territorin rus.

Dhe jo vetëm SHBA, por pjesa më e madhe e vendeve të perëndimit janë në dyshim nëse duhet ta lejojnë një gjë të tillë.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy këmbëngul për ta lejuar të godasë bazat ushtarake ruse në anën tjetër të kufirit.

Moska ka paralajmëruar se nëse Kievi lejohet të përdorë armët me rreze të gjatë në territorin e saj, kjo do të konsiderohej si sulm i NATO-s.

/a.r

Read Entire Article