Ndahet nga jeta ikona e modës

6 months ago 23
Reklamë

Amerikania Iris Apfel , një nga ikonat e modës që ndikoi miliona njerëz në mbarë botën me stilin e saj, u nda nga jeta në moshën 102-vjeçare, në shtëpinë e saj në Miami .

“Stili dhe moda, janë dy gjëra krejtësisht të ndryshme, pasi mund ta blesh modën, ndërsa stili vjen nga brenda teje”, është një nga thëniet e njohura të saj.

Ajo dizenjoi “kokat” e Shtëpisë së Bardhë gjashtë herë, për një numër të barabartë presidentësh, u bë e njohur botërore për stilin e saj luksoz bohem, qasjen e saj maksimaliste ndaj stilit dhe jetës, dhe mënyrën se si ajo kombinoi luksin me bizhuteritë e mëdha.

Gjëja më e veçantë për të ishin syzet. Iris Apfel zotëronte qindra palë, por të preferuarat ishte ai që ajo thotë se e bënte të dukej si një buf: Një palë syze të rrumbullakëta, të përmasave të mëdha me kornizë kockash, që u bënë look-u i saj i veçantë./vizionplus.tv

Read Entire Article