Sven Goran Erikson një nga emrat emblem të trajnerit botëror u nda nga jeta mesditën e kësaj të hëne.
76-vjeçari suedez vuante nga tumori në pankreas. Ishte vetë tekniku i njohur i cili lajmëroi sëmundjen e rëndë në fillim të këtij viti.
I vetëdijshëm për fatin e priste, Erikson nuk i tha jo disa ndeshjeve dhe përshëndetjeve special në stadium të ndryshme të botës, veçanërisht në Angli tek Liverpool dhe në Itali tek Sampdoria dhe Lazio, klube ku pati edhe rezultatet më të larta.
Nga 1977 deri ne 2019, ai drejtoi shumë klube dhe kombëtare ku përfshinë Goteborg, Benfika, Roma, Fiorentina, Manchester City, Lacio dhe Leister apo kombëtare të mëdha sikurse Anglia apo Meksika.
Shumë trofe si trajneri, por ato që spikasin kampionati italian , kupa e Italisë, kupa e kupave dhe superkupa e Evropës të gjitha me Lacion, kupa e Italisë dhe finalja e Champions League me Sadporian, disa kampionate me Benfiken etj.
Pak ditë më parë një letër e tij publike lamtumirë nga kjo jetë, pikëlloi fansat e futbollit në mbarë botën.
“Kujdesuni për vetën dhe jetën tuaj. Shpresoj të më kujtoni si një njeri të mirë”, shkruan mes të tjerash në letrën e tij të fundit, mjeshtri i stolit, suedezi që gëzoi klube dhe qindra e mijëra tifozë në mbarë botën, Sven Goran Erikson./vizionplus.tv