Ndërron jetë në moshën 60 vjeçare aktori i njohur i serialit “Sex and the City”

6 months ago 29
Reklamë

Aktori i serialit të njohur “Sex and the City”, Eddie Driscoll, ka ndërruar jetë në moshën 60-vjeçare pas një beteje të gjatë me sëmundjen e kancerit. Lajmin e zbuloi kolegu i tij Jimmy Palumbo, duke treguar se vdekja kishte ndodhur më 15 dhjetor në Los Anxhelos.

Driscoll njihet për rolet e tij në shumë seriale, duke përfshirë Desperate Housewives, The Last Ship dhe CSI: Miami.
Shkaku i vdekjes, sipas Hollyëood reporter ishte nga një emboli pulmonare, pasi luftoi gjatë me kancerin në stomak. Eddie Driscoll u shfaq në një episod të ‘Sex and the City’ në vitin 2000, ku ai luajti Fendi Man. Ai gjithashtu u shfaq në një episod të ‘Mad Men’ në 2014 dhe serialin e dashur dramatik 24 në 2007.

Eddie Driscoll ishte më i njohur për rolin e tij në The Last Ship, ku luajti Randall Croft. Ai u shfaq në shtatë episode të serialit në vitin 2016. Po ashtu është shfaqur në Entourage, LA Noire, Days of Our Lives, Outlaw dhe This Is Us.

Read Entire Article