Ndërtimi i portit të Durrësit, Rama thirrje emigrantëve: Mos lani pjata në Greqi, kthehuni punoni këtu se do fitoni më shumë

3 months ago 21

Këtë të martë është hapur zyrtarisht gara mes kompanive të interesuara për ndërtimin e portit të ri Porto Romano.

I pranishëm ishte edhe kryeministri Edi Rama, i cili në fjalën e tij theksoi se ky investim do të sjellë mundësi të reja punësimi me rroga dinjitoze.

Me këtë argument ai iu bëri thirrje emigrantëve në Greqi e jo vetëm, që të rikthehen në Shqipëri e të punojnë në këtë port, pasi do të kenë të ardhura më të larta se në vendin ku ndodhen.

“Porti do të sjellë punësim dhe punësim cilësor të mirëpaguar, nuk diskutohet dhe porti është një tjetër argument e arsye që të shkojmë më shpejt përpara me reformën e re që ne po bëjmë për arsim profesional e për t’i thënë shqiptarëve që punonë në Greqi aktualisht, po marr Greqinë që e kemi fqinj më të afërt por është edhe referenca më kuptimplotë se ndërkohë që rrijnë atje pastrojnë hotele, lajnë pjata, bëjnë shërbime si kamarierë, kuzhinierë dhe janë të përfshirë në gjitha shërbimet që kanë të bëjnë me turizmin, të vijnë këtu pa humbur kohë se në mënyrëe absolute, me laps e letër, iu ngelet më shumë këtu se andej’, tha ai.

Kryeministri Rama theksoi se Shqipëria së shpejti do iu ofrojë punë të mirëpaguar të gjithë emigrantëve që punojnë në sektorë që lidhen me shërbimin./vizionplus.tv

Read Entire Article