Ndërtimi vijon të lulëzojë, lejet u rritën me 30%, dominojnë objektet e larta

2 months ago 34

Ndërtimi në Shqipëri ka regjistruar një tjetër hov gjatë periudhës prill-qershor të këtij viti.

Të dhënat e Institutit të Statistikave tregojnë se gjatë këtij tremujori sipërfaqja e lejeve për ndërtesa të reja është rritur me gati 30%, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke shënuar një rekord të ri.

Edhe pse si numër, lejet e ndërtimit kanë ardhur në rënie, gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit sipërfaqja e tyre është rritur me afro 94 mijë metër katrorë, në raport me të periudhën janar-qershor të 2023.

Kjo tregon se janë miratuar për ndërtim më shumë objekte të larta, që zënë më shumë hapësirë.

Qarku i Tiranës është ai që mban peshën më të madhe të rritjes së sipërfaqes së lejeve për ndërtesa të reja, me 36%.

Lejet gjatë tremujorit të dytë të vitit janë dhënë më së shumti për ndërtesa për banim, plot 254 të tilla, ndërsa pjesa tjetër ka shkuar për objekte industriale, hotele, ndërtesa tregtare apo punime inxhinierike që kryhen në rrugë apo në linjat e ujësjellësit./vizionplus.tv

Read Entire Article