Ndihmoi në fshehjen e trupit, flet baëshkëpunëtori i Esmerald Ballës: Më dha 20 mijë leEdison Brahaj ka ndryshuar dëshminë e tij, teksa akuzohet për bashkëpunim në fshehjen e krimit që tronditi Durrësin, atë të djalit që vrau babanë.
Brahaj në dëshminë e tij fillestare deklaroi se është dhunuar nga policët dukei shkaktuar edhe probleme shëndetësore, ndaj edhe ka pranuar se është bashkëpunëtor në ngjarje.
Por këtë të shtunë, para togave të zeza, ai mohoi të jetë dhunuar nga uniformat blu.
Lidhur me rolin e tij në këtë ngjarje të rëndë, Brahaj theksoi se autori i ngjarjes i ka dhënë një shumë prej 20 mijë lekësh, për ndihmesën që i dha në fshehjen e trupit.
Esmerald Balla akuzohet se vrau me gjakftohtësi të atin, trupin e të cilit e hodhi në pus. Para togave të zeza ai ka refuzuar të japë detaje, por është shfaqur i penduar./vizionplus.tv