Ndrea Prendi ka dalë nga ambientet e SPAK, pasi ka dëshmuar për 3 orë e 20 minuta.
Ai foli shkurtimisht për gazetarët dhe tha se u pyet për 21 janarin dhe se do të shkojë sërish në Prokurorinë e Posaçmme nëse do të thirret.
Lexo edhe :
Related Posts
Pyetje: Për çfarë ishit, do të vinit sërish në SPAK?
Prendi: Do të vij sa herë të më thërrasin.
Pyetje: Për çështjen e “21 janarit”?
Prendi: Për çdo gjë.
Kujtojmë se SPAK ka rihapur hetimet për çështjen e “21 Janarit”, protestë ku humbën jetën 4 persona.
Ditën e djeshme në ambientet e SPAK janë paraqitur familjarë të Aleks Nikës, i cili mbeti i vrarë në 21 Janar të vitit 2011. /vizionplus.tv