Ndryshimet në qeveri dhe Kuvend, Bardhi: Për ne nuk ka asnjë dallim mes Nikollës dhe Spiropalit

3 months ago 30

Kreu i grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi ka folur për mediat pasi Kuvendi miratoi ndryshimet në qeveri.

Ai tha se emërimet e reja janë individë anonimë të diktuar nga krimi i organizuar.

Lexo edhe :

Related Posts

Ai foli edhe për emërimin e Elisa Spiropalit si kryetare e Kuvendit dhe tha se për opozitën nuk ka asnjë ndryshim mes saj dhe paraardhëses Lindita Nikolla.

“Nga sot krimi i organizuar është edhe më i fuqishëm në qeverisje. 3 emërimet e reja anë kabinetin qeveritar, janë individë anonimë, dhe të diktuar nga krimi i organizuar edhe vet kryetari i ri i grupit e tha se nuk e njihte ministrin e ri të financave, por s’ka rëndësi nëse i njohin kolegët, por ata i njeh krimi i organizuar.  Për ne nuk bënë asnjë dallim kush është në krye të kuvendit është Nikolla apo Spiropali, pasi ato janë të dyja njësoj, për ne në krye të Kuvendit është Rama. Pra, nuk ka asnjë dallim mes Nikollës dhe Spiropalit, sepse Rama është ai që kontrollon Kuvendin. Sa presidenti dekretoj emrat e rinj, u mblodh kuvendi direkt pas disa orësh”, tha Bardhi. /vizionplus.tv

Read Entire Article