Kryeministri Edi Rama i suprizoi të gjithë ndërsa në fund të fjalës së tij përmendi ndryshimet në qeveri. Edhe vetë protagonistët që ishin në sallë mbetën të habitur.
Një ndër emrat surprizë ishte dhe ai i Petrit Malajt, i cili do të emërohet në krye të ministrisë së Financave duke zënë vendin e Ervin Metes.
Malaj është diplomuar në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Tiranës, ka vijuar studimet për Master në “Business Administration” në Universitetin Ëisconsin- La Crosse në SHBA , është kualifikuar për “Banking and Finance” në Universitetin Georgetoën, SHBA dhe më pas ka ndjekur një program kualifikimi për Drejtimin e Tregut të Kapitaleve, të Ministrisë Federale për Bashkëpunim dhe Zhvillim të Gjermanisë.
Ai ka një përvojë të pasur pune në sistemin bankar në Shqipëri dhe më pas është angazhuar si Drejtor Ekzekutiv në kompaninë “BDO Albania”, pjesë e BDO International, grupi i pestë më i madh në botë në fushën e Konsulencës Financiare, Auditit dhe Taksave.