Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka komentuar ndryshimet në qeveri të njoftuara një ditë më parë nga kryeministri Edi Rama në Kongresin e PS.
Në fjalën e tij Meta theksoi se nuk pritet asnjë risi nga ministrat e rinj. Ndërsa ka komentuar edhe emrat e ministrave të rinj të qeverisë Rama.
Siaps tij personi i propozuar për postin e ministrit të Mbrojtjes, Pirro Vengu, aktualisht drejtor i Portit të Durrësit, është një person me shtetësi greke.
“Pa u larguar Rama, nuk ka shpresë në këtë vend. Nuk pritet asnjë risi nga ndryshimet e bëra Ministër i Mbrojtjes propozohet një person me shtetësi greke, u bë publike kur ishte në kabinetin e ministrit Bushati kur i erdhi fletëthirrja për të kryer shërbimin ushtarak. Pyetja është nëse vijon të jetë shtetas grek. Mund të luajë rol jo në interesat e shtetit shqiptar. Ndoshta ky është qëllimi i Ramës dhe arsyeja e propozimit të tij”, tha ai.
Më tej Meta tha se duhet të ketë asnjë dyshim se në 2025 do të kandidojë për deputet, ndërsa u shpreh se është i bindur se do ta thyejë disa herë herësin.