Ndryshimi i tarifave të transmetimit të energjisë/ Furnizuesit kundër: Do sjellë rritje të çmimit, edhe për konsumatorët

2 hours ago 19

Shoqata Shqiptare e Furnizuevse të Energjisë Elektrike kundërshton ndryshimet e kërkuara nga Operatori i Sistemit të Transmetimit në lidhje me tarifën e transmetimit. Në aplikimin e dorëzuar pranë Entit Rregullator të Energjisë, OST kërkon aplikimin e tarifës prej 0.95 lekë/kWh për “përdoruesit e rrjetit”, çka sipas shoqatës qartazi kërkon tarifimin e aktivitetit të tregtimit të energjisë, që përfshin importin, eksportin, tranzitimin dhe tregtinë e energjisë elektrike në rrjetin e brendshëm.

Aplikimi i kësaj tarife sipas furnizuesve do të kishte një sërë ndikimesh negative. Impakti i parë do ishte një rritje e çmimeve të energjisë në të gjithë vendin dhe në të gjitha llojet e aktivitetit. Kjo rritje do të prekte energjinë e tregtuar në Bursën Shqiptare të Energjisë Elektrike (ALPEX), energjinë e tregtuar lirisht mes palëve në tregut OTC, importin, eksportin dhe tranzitimin e energjisë elektrike. “Duke supozuar që tarifa do aplikohej vetëm për sasitë e tregtuara në Shqipëri, atëhere do të kishim jo vetëm “diskriminim tarifor” të këtyre sasive, por do të gjendeshin para një barriere izoluese të ALPEX në Shqipëri nga tregjet e tjera”, – thuhet ndër të tjera në qëndrimin e shoqatës, të depozituar pranë ERE-s.

Impakti i dytë do të ishte rritja e çmimit të energjisë për konsumatorët fundorë, pasi Furnizuesit e Kualifikuar, në kontrast me çka është situata sot, do të ishin të detyruar të blenë energjinë elektrike subjekt i tarifës së transmetimit (përpara se të lëvrohet te konsumatorët). Po ashtu, sipas shoqatës aplikimi i kësaj tarife do të sillte konfuzion, duke rrezikuar që e njëjta sasi energjie të tarifohet më shumë se 1 herë, duke qenë se ajo mund të tregtohet ndërmjet dy apo më shumë tregtarësh.

Read Entire Article