Ndryshon ligji për të huajt, përfitojnë punonjësit shtëpiakë dhe investitorët

2 months ago 25

Nevoja për krahë punëtore por dhe për më shumë investime në Shqipëri ka bërë që ndryshime të tjera të kryhen në ligjin për të huajt. I nxjerrë në konsultim publik, ligi për të huajt synon integrimin e emigrantëve dhe anëtarëve të tyre të familjes, refugjatëve dhe azilkërkuesve në tregun shqiptar, duke krijuar më shumë lehtësira. Nëpërmjet një leje unike të huajt në vendin tonë mund të punësohen edhe si punonjës shtëpiak.

“Leja unike si punonjës shtëpie për një shtetas të huaj jepet në rast se shtetasi i huaj plotëson kriteret për qëndrimin e përkohshëm, kriteret e posaçme, të përcaktuara me vendim të Këshillit të Ministrave. Punëdhënësi duhet të jetë i regjistruar në organet tatimore”, transmeton A2.

Në fund të vitit 2023, numri i të huajve me leje qëndrimi në Shqipëri rezultoi 21 mijë e 460 banorë, duke pësuar rritje me 18,2 %, krahasim me 2022. Me arsye kryesore punësimin numri më i lartë i të huajve dominohet nga meshkujt me 63,8 %, kundrejt femrave me 36,2 % të cilët kryesisht janë me origjinë nga Kosova, Italia dhe Turqia etj. dhe grup-moshë e punës 30-39 vjeç. Pjesa më e madhe janë të huajë me një periudhë 12 mujore pasuar nga ata 5-vjeçare.

Por përveç punonjësve lehtësi në ligjin për të huajt do të ketë edhe për lejet e qëndrimit për investitorët.

“I huaji pajiset me leje qëndrimi si investitor me një afat kohor dyvjeçar kur bën një investim. Raporti i të punësuarve në aktivitetin ekonomik të jetë për çdo të huaj pesë shtetas shqiptarë dhe ky raport të ruhet edhe në bordin drejtues. Dhe paga e tyre të jetë të paktën sa mesatarja e pagës së paguar në Republikën e Shqipërisë”, citon A2.

Të dhënat më të fundit të Bankës së Shqipërisë të cilat përkojnë me fillim-vitin tregojnë se vlera e investimeve nga jashtë në tre muajt e parë kapi shifrën e 354 milionë eurove. Niveli më i lartë i shënuar ndonjëherë i cili përgjithësisht përfshinte investimet në pasuri të paluajtshme.

Për investitorët të cilët do të përfitojnë lejen e qëndrimit në Shqipëri, do të jetë duke nisur nga 90 ditë, por jo më shumë se 5 vjet

Read Entire Article