Në Itali të bindur, ja si do të luajë Sylvinho: Hoxha në formacion

3 months ago 34
Reklamë

Kur jemi vetëm një ditë larg ndeshjes së shumëpritur Itali-Shqipëri në Euro 2024, mediat italiane kanë publikuar formacionet e mundshme të të dyja kombëtareve.

Një ditë më parë, TGCOM shkroi se Barrella do të jenë në formacionë, por sipas “La Repubblica”, ylli i Interit do të mungojë për shkak dëmtimi.

Sipas “La Repubblica”, Spalleti do të zbresë në fushën e lojës me një formacion (3-4-2-1): Donnarumma, Darmian, Buongiorno, Bastoni, Di Lorenzo, Jorginho, Cristante, Dimarco, Pellegrini, Chiesa, Scamacca.

Ndërkohë, sipas medias italiane, Sylvinho do të luajë me një formacion (4-3-3) dhe surpriza e madhe do të jetë Arbër Hoxha: Strakosha; Hysaj, Ajeti, Gjimsiti, Mitaj, Bajrami, Ramadani, Asllani, Asani, Broja, Hoxha.

Megjithatë, ndoshta më shumë mund të mësojmë në orën 17:45 kur trajneri Sylvinho dhe kapiten Gjimshiti do të dalin në konferencën zyrtare para ndeshjes së Europianit.

/a.r

Read Entire Article