Është arrestuar në Fier një 23-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet spanjolle.
L.M 23-vjeç ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet spanjolle, pasi dyshohet për përfshirje në veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.
Arrestimi i tij u bë me qëllim ekstradimin drejt Spanjës.
Njoftimi:
Sektori për Hetimin e Narkotikëve arrestoi me qëllim ekstradimin në Spanjë, shtetasin L. M., 23 vjeç, banues në Fier, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet spanjolle, për përfshirje në veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.
/Vizionplus.tv/