Në kohën dhe vendin e gabuar, kush janë dy viktimat e pafajshme të atentatit mafioz në Memaliaj

3 months ago 39

Gledio Muka, 36 vjeç dhe Marsel Çela, 47 vjeç, ndodheshin në vendin dhe kohën e gabuar mbrëmjen e djeshme pasi një atentat mafioz që kishte si objektiv Shyqyri Kalemin, i mori jetën.

Gjithashtu i vrarë mbeti edhe objektivi, Shyqyri Kalemi, i cili është babai i Andrea Kalemit. Ai nuk arriti t’i mbijetonte 6 plumbave që iu derdhën në trup.

Nga atentati mafioz i mirëorganizuar mbeti i plagpsur edhe xhaxhai i andrea Kalemit, Artur Kalemi. Ai ndodhej i ulur në një tavolinë ashkë me të vëllanë Shyqyri (Shyqo) Kalemi, kur ndaj tyre është qëlluar me breshëri kallashnikovi. Artur Kalemi, 57 vjeç, ndodhet në reanimacion në Spitalin e Gjirokastrës dhe ka marrë dy plagë, një në kofshë dhe një në kraharor.

Autorët, që dyshohet se kanë qenë të paktën 3 persona, kanë ardhur me makinë të zezë nga qyteti i Memaliajt në drejtim të lokalit. Një prej tyre ka zbritur nga mjeti dhe ka qëlluar me breshëri në drejtim të 74-vjeçarit Shyqri Kalemi, i cili ishte ulur në një tavolinë jashtë lokalit. Plumbat kapën dhe vëllanë e tij, si edhe kamarierin që ishte pranë tavolinës. Ndërkohë, klienti, Marsel Çela, ndodhej brenda në lokal.

Pas atentatit, autorët janë larguar në drejtim të Mallakastrës, ku edhe kanë djegur makinën në fshatin Bejaj.

Policia dhe grupi hetimor kanë sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë në zonë, të cilat do të ndihmojnë për zbardhjen e plotë të dinamikës së ngjarjes, si edhe mund të hedhin dritë në identifikimin e autorëve të këtij krimi të rëndë.

Hakmarrja ndaj Kalemit pistë hetimi

74-vjeçari është babai i Andrea (Adriatik) Kalemit. Emri i tij përmendet që me vrasjen e dy vëllezërve Mevlan e Adriatik Çaça në Belgjikë 13 prill 2001 deri tek ajo e biznesmenit sarandiot Edmond Papa në Tiranë në dhjetor 2022.

Pista kryesore në të cilën po heton policia është ajo e hakmarrjes, pas një zinxhiri vrasjesh mes dy fiseve që luftën e nisën shumë herët, për trafikun e kanabisit nga jugu i Shqipërisë drejt Greqisë. Besohet se autorët janë informuar nga persona të tjerë se Shyqyri Kalemi, bashkë me të vëllanë po qëndronin në ambientet e jashtme të lokalit, pranë bashkisë Memaliaj. Nga mënyra e ekzekutimit, vrasja dyshohet se është kryer me pagesë.

Dyshohet se vrasja ka lidhje me sagën e vrasjeve të nisura në 2022, me eliminimin me eksploziv të Aleksandër Sadikajt, i cili ishte kushëriri i Kalemit, dhe disa muaj më vonë, në Tiranë të biznesmenit Edmond Papa.

Saga e hakmarrjes

Pesë të vrarë dhe disa të plagosur është bilanci i përplasjes mes familjes Kalemi dhe Papa, konflikt i nisur dy vite më parë, ku shkak kryesor mbetet prishja e pazareve të drogës.

Lufta mes dy familjeve nisi fillimisht me ekzekutimin mafioz të 27-vjeçarit Aleksandër Sadikaj në qershor të vitit 2022. Ai u hodh në erë brenda mjetit të tij në afërisi të Saukut. Sadikaj ishte kushëriri i Andrea Kalemit, i njohur ndryshe edhe me emrin Adriatik. Autorët kishin vendosur një sasi prej 150 gramësh tritol të komanduar me telekomandë, në pjesën e përparme të makinës që u aktivizua gjatë lëvizjes. Vrasja makabre e të riut do të niste atë që njihet si saga e vrasjeve me dy familjeve.

Vetëm pak muaj më pas, në djetor 2022 u ekzekutua me breshëri biznesmeni nga Saranda Edmond Papa. 49-vjeçari kishte sjellë nënën e tij në spital në Tiranë. Ai ishte mbajtur nën vëzhgim nga autorët, të cilët qëlluan ndaj tij sapo ky i fundit ishte ulur në një bar në zonën e Selitës. Për këtë krim është arrestuar shoku i Andrea Kalemit, Albano Velo, ndërsa në kërkim është shoku tjetër Andreë Bode. Krimi dyshohet se u porosit nga Andrea Kalemi si hakmarrje për vrasjen e Aleksandër Sadikajt. Pikërisht Edmond Papa dyshohet se fshihej pas tritolit të vendosur në mjetin e të riut.

Pak muaj më pas, në gusht 2023 objektiv i atentatit ishte Andrea Kalemi, i cili u plagos në ishullin Paksos në Greqi ku kishte shkuar me familjen për pushime. Autorët të cilët dështuan në eliminimin e tij dyshohet se ishin vrasës me pagesë.

Kalemi I shpëtoi një tjetër atentati, kësaj here brenda burgut të Koridhalosit në Greqi. Ai mbeti i ploagosur me thikë nga një shtetas egjiptian, ku edhe ky i fundit dyshohet se ishte paguar nga jashtë për të eliminuar Andra Kalemin.

Krimi nuk kurseu as djalin tjetër të familjes Kalemi. Në janar të këtij viti në afërsi të rrethrrotullimit të Selitës pre e një atentati ishte Zamir Kalemi, vëllai i Andreas. Ky i fundit mbeti i plagosur duke i shpëtuar mrekullisht breshërive të plumbave. Autorët ndoqën mjetin e Kalemit tip ‘Smart’ duke e qëlluar në ecje./vizionplus.tv

Read Entire Article