Në super formë para Europianit, Taulant Seferi sërish protagonist në Arabi

4 months ago 29
Reklamë

Ylli i Kombëtares Shqiptare Taulant Seferi vijon të shfaqet si protagonist me ekipin e Bani Yas në Emiratet e Bashkuara Arabe. 27-vjeçari regjistroi asistin e katërt të sezonit në ndeshjen e tyre në shtëpi kundër Al Sharjah.

Edhe pse skuadra e tij u mposht me rezultatin 2-3, sulmuesi shqiptar pati një rol vendimtar në minutën e 53-të. Seferi, i cili ndodhej brenda zonës së 16-metrave, shërbeu për Alvarez-in, i cili goditi fort për të ndalur topin në trekëndëshin e portës.

Edhe pse ekipi i Seferit nuk arriti të barazonte deri në fund të takimit, ata mbeten në vendin e 10-të në tabelën e klasifikimit me 22 pikë.

Seferi ka qenë mjaft produktiv në këtë sezon, duke realizuar 9 gola dhe dhuruar 4 asiste në 21 ndeshje të luajtura.

Forma e mirë e sulmuesit është një lajm i mirë edhe për kombëtaren kuqezi, që është nën drejtimin e trajnerit Sylvinho dhe shpreson të ketë lojtarët në formë sa më të mirë për ‘Euro 2024’.

Taulanti ka luajtur një rol kyç në rrugëtimin kualifikues të Shqipërisë drejt Europianit, duke shënuar dy gola në 7 ndeshjet në të cilat ka marrë pjesë.

/vizionplus.tv

Read Entire Article