Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka marrë pjesë në kuvendin zgjedhor të PD në Pskuqan, ku ka konfirmuar edhe një herë se deputetët e tij nuk do të jenë nesër në Parlament pët të votuar amnistinë penale.
Ai tha se PS po tenton të shpëtojë ata që janë kapur në flagrancë me tendera korruptivë, ndërsa për protestuesit që u ngritën për të drejtat e tyre nuk ka amnisti.
“Shikoni çfarë ka ndodhur dje. Në çastin e fundit kanë futur dispozita me propozimin për amnisti që të shpëtojnë zyrtarët e korruptuar, të shpëtojnë ata që janë kapur në flagrancë me tendera korruptive, të shpëtojnë njerëzit që u kanë rënë në qafë shqiptarëve duke kërkuar ulje dënimi për politikanët e korruptuar.
Ndërsa njerëzve që u kanë rënë në qafë, për njerëzve që u kanë zaptuar pronat, për protestuesit që u ngritën për të drejtat nuk ka amnisti. I refuzuan propozimet tona, që këtyre që u shkatërrove jetën ndal koston e ndjekjes penale.
Nuk lënë rast pa na kujtuar se nuk ka të keqe më të madhe në këtë vend sesa mallkimi i kësaj qeverie më e korruptuara në Evropë. Korrupsioni i të cilës arrin dimensione të paimagjinueshme.
Të jemi një shtyllë e fortë e mbështetjes politike dhe qytetarë për SPAK, GJKKO ndaj nesër nuk do jemi në parlament, sikundër kam shpresën që askush nuk do të guxojë të kthehet në patericë që në parlament duan të falin shokët e tyre në korrupsion, duan të ndalin hetimin e pasurive të zyrtarëve që nuk i kanë deklaruar pasuritë e dyshimta”, tha Basha. /vizionplus.tv