Netanyahu kërkon të takohet me Trump gjatë vizitës në SHBA

1 month ago 30
Reklamë

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka kërkuar një takim kokë më kokë me ish-presidentin Donald Trump gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara këtë javë, raportoi Politico të hënën, duke cituar njerëz të njohur me këtë çështje.

Ndihmësit e Netanyahut dhe Trump janë takuar ditët e fundit për të diskutuar një takim të mundshëm, por Trump ende nuk ka rënë dakord.

Netanyahu do të shkojë në Uashington këtë javë për t’u takuar me Presidentin Joe Biden, Zëvendës Presidenten Kamala Harris dhe ligjvënësit në Capitol Hill. Ai gjithashtu është planifikuar të mbajë një fjalim para Kongresit të mërkurën.

Një nga njerëzit tha se nëse takimi do të zhvillohej, ka të ngjarë të ndodhte më vonë gjatë javës pas tubimit të Trump në Karolinën e Veriut të enjten. /vizionplus.tv

Read Entire Article