Netanyahu mban fjalim para Kongresit Amerikan: Jam i bindur për lirimin e pengjeve izraelite

3 months ago 24

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se ishte i sigurt për rezultatin e negociatave që synojnë lirimin e pengjeve të mbajtura nga Hamasi, gjatë një fjalimi në Kongresin amerikan.

“Jam i bindur se këto përpjekje mund të kurorëzohen me sukses”, tha Netanyahu, duke falënderuar presidentin Joe Biden “për përpjekjet e tij të palodhura” në emër të pengjeve.

Netanyahu u tha ligjvënësve amerikanë se qeveria e tij është e angazhuar në mënyrë aktive për lirimin e pengjeve të mbetura të mbajtura nga militantët e Hamasit në Gaza dhe se ai është i bindur se këto përpjekje do të japin fryte.

Brenda Kongresit, për të dëgjuar fjalimin e kryeministrit izraelit, ishte Noah Argamani, një ish-peng 26-vjeçar.

Fjalimi në Kongres u bojkotua nga dhjetëra demokratë, disa duke shprehur zhgënjimin për numrin e vdekjeve të civilëve palestinezë dhe krizën humanitare në luftën e Izraelit kundër Hamasit. /vizionplus.tv

Read Entire Article