Nga Bajrami te Yamal, të gjitha rekordet që u vendosën në Euro 2024

4 months ago 32

Euro 2024 do të mbahet mend gjatë, pasi është kmapionati ku u thyen me dhjetra rekorde, dhe padyshim njëri prej tyre u vendos nga kuqezinjtë.

Nedim Bajrami u bë lojtari që shënon golin më të shpejtë në historinë e një kampionati Europian. Bajrami shënoi vetëm pas 23 sekondash lojë në ndeshjen Shqipëri-Itali.

Ndërkohë që Spanja bëhet skuadra e parë që fiton katër trofe të një kampionati Europian duke lënë pas emra si Gjermania dhe Italia.

Ndërsa Yamal lojtari më i ri në moshë që ka shënuar në një kampionat Europian.

Gjithashtu Spanja bëhet skuadra e parë që fiton një kampionat Europian me 7 fitore, asnjë barazim dhe asnjë humbje.

Euro 2024 do të mbahet mend si një nga Europianët me më shumë rekorde të thyera në historinë e këtij kompeticioni, që u mbyll me Spanjën kampione pas triumfit 2-1 kundër Anglisë në finalen e Berlinit.

Ja disa prej rekordeve të thyera gjatë këtij Europiani:

Goli më i shpejtë

23 sekonda – Nedim Bajrami (Itali 2-1 Shqipëri, 15/06/2024)

Lojtari më i ri debutues

16 vjeç e 338 ditë – Lamine Yamal (Spanjë 3-0 Kroaci, 15/06/24)

Golashënuesi më i ri

16 vjeç e 362 ditë – Lamine Yamal (Spanjë 2-1 Francë, 09/07/24)

Lojtari më i vjetër

41 vjeç e 130 ditë – Pepe (Portugali 0-0 Francë, 05/07/24)

Golashënuesi më i vjetër

38 vjeç e 289 ditë – Luka Modric (Kroaci 1-1 Itali, 24/06/24)

Më shumë pjesëmarrje

6 Cristiano Ronaldo, Portugali (2004, 2008, 2012, 2016, 2020, 2024)

Më shumë ndeshje të luajtura

30 Cristiano Ronaldo (Portugali)

Kampioni më i ri

17 vjeç e 1 ditë – Lamine Yamal (Spanjë 2024)

Kampioni më i vjetër

38 vjeç e 236 ditë – Jesus Navas (Spanjë 2024)

Më shumë trofe

4 Spanja (1964, 2008, 2012, 2024)

Më shumë gola të shënuar në një turne

15 Spanja (2024)

Më shumë fitore radhazi

7 Spanja (2024)

Më shumë pjesëmarrje në Europian

14 Gjermania / Gjermania Perëndimore

Read Entire Article