Nga goditja me thikë te ndeshja Itali-Spanjë, Pablo Mari flet për sfidën e sotme

2 months ago 21
Reklamë

Futbollisti spanjoll i cili nuk luan këtë Europian ka folur për sfidën e mbrëmjes së sotme mes Italisë dhe Spanjës, ngjashmëritë dhe dallimet mes dy skuadrave dhe incidentin e tij të tmerrshëm me thikë në vitin 2022.

Të dyja skuadrat kanë fituar ndeshjet e para të turneut përkatësisht kundër Shqipërisë dhe Kroacisë, duke i vendosur ato në një pozicion të fortë për të kaluar në fazën eliminatore.

Në ndeshjen tjetër të raundit të dytë të Grupit B, Shqipëria dhe Kroacia u përballën mes tyre, në një ndeshje dramatike 2-2, duke i lënë të dyja skuadrat në një pikë të vetme.

Nëse Italia dhe Spanja barazojnë në ndeshjen e tyre, të dyja ka të ngjarë të kalojnë në raundin e 16-të pavarësisht ndeshjes së fundit.

Duke folur për TMW, Pablo Mari diskutoi fillimisht pritshmëritë e tij për përplasjen e Italisë me Spanjën.

Dy kombëtare të mëdha po luajnë, pres një ndeshje të mirë. I njoh mirë lojtarët italianë, e di se çfarë kanë ndjerë në dy vitet e fundit. Për ta, dështimi për t’u kualifikuar në Kupën e Botës ishte i vështirë për t’u tretur, ata kanë një dëshirë të madhe për të demonstruar vlerat e tyre”, u shpreh ai.

Ai u pyet nëse Spanja kishte ndryshuar vërtet stilin e lojës.

Unë mendoj se po, sot ka lojtarë shumë të ndryshëm nga ata që ishin atje më parë. Tani ka lojtarë shumë të shpejtë: Yamal, Olmo, Williams… Dhe Morata ishte shumë i mirë në përshtatjen me këtë stil të ri loje. Ata luajtën një ndeshje të mirë kundër Kroacisë, u dëshmuan se ishin një nga favoritët, më pëlqeu edhe Italia, ata luajtën një ndeshje me një stil të njohur”, ka theksuar Mari.

Pablo Mari ka komentuar betejën mes Alvaro Moratas dhe Gianluca Scamacas.

Nga pikëpamja e karakteristikave individuale, ata janë të ngjashëm, janë të strukturuar mirë dhe kanë teknikë. Të dy kanë një goditje të mirë, e lidhin lojën dhe të dyve u pëlqen shumë hapësira. Unë u përballa me Scamaca-n për dy vjet, për mua ai është një sulmues shumë i fortë, me Atalantën që luan njeri kundër njeri në fushë është e vështirë ta shënosh atë dhe në fakt në ndeshjen e parë të sezonit të kaluar ai shënoi dy gola kundër nesh”.

Pablo Mari u pyet edhe për sulmin me thikë që pësoi në një supermarket në vitin 2022.

Ti e di se nuk mund të kontrollosh gjithçka në jetë dhe se në fund të fundit, e rëndësishme është që unë jam mirë, që e gjithë familja është mirë. Dhe pastaj që këto gjëra mund të ndodhin dhe është e rëndësishme se si reagon. Mjekët më thanë se mund të kthehesha në fushë pas tre muajsh e gjysmë, pas një muaji e ca isha në stërvitje. Doja të shpërbleja të gjithë mbështetjen nga Monza. Më bëri të mendoj për gjërat vërtet të rëndësishme në jetë, tani i jap shumë më tepër rëndësi pa humbur shumë kohë për atë që është e tepërt”, shpjegoi Mari.

/a.r

Read Entire Article