Nga historia e trishtë në familje e deri tek projeket muzikore, rrëfehet këngëtarja Merushe Xhihani: Po punoj për një këngë të re

1 week ago 42
Reklamë

Këngëtarja e njohur Merushe Xhihani, ikonë e grupit “Përmbi Tepelenë” ishte e ftuar në emisionin “Vizioni i Pasdites” ku ndau detaje nga projeket e saj muzikore ndër vite, por edhe nga njohja me bashkëshortin e deri tek historia e trishtë e rritjes së tre fëmijëve jetim.

Ajo tha se grupi “Përmbi Tepelenë” u shpërnda pasi secili këngëtar ndoqi rrugën e vetë. Si këngën e saj ikonike Xhihani veçoi “Xhan xhan vetulla holla“.

“Kam kënduar që e vogël. Kam arritur t’i balancojë të dyja dhe muzikës dhe mësuesinë. Grupi “Përmbi Tepelenë” ka qenë me shumë emër. Shpërndarja e grupit ndodhi siç ndodhi kthimi i sistemit, secili pa  atë rrugën e vetë, secili do këndonte më vete. E kam pasur shpesh nostalgjinë e grupit. Grupi të jep një emër. Tani ka shumë harxhime të bësh një këngë. Kënga “Xhan Xhan vetulla holla“ është ikonike”, tha ajo.

Merushe Xhihani, ndër të tjera tregoi historinë e trishtë të familjes së saj. Pas vdekjes se kunatës dhe vëllait, ajo ka rritur tre fëmijët jetimë.

Mes emocioneve, ajo thotë se forcën e ka gjetur tek dashuria e tyre.

Nipi i saj në studion e “Vizioni i Pasdites” surprizoi hallën e tij dhe i shprehu mirënjohjen dhe dashurinë për kujdesin që ajo i ka falur.

“Njeriu përballet në jetë me shumë sfida të mira dhe të liga. Fëmijët e vëllait tim janë dhe fëmijët e mi. Të rrisësh tre fëmijë dhe jetimë është shumë sakrificë. I rrita i shkollova i martova tani jam mirë. Forcën e kam gjetur tek dashuria e tyre. Më jepnin shumë dashuri. Janë dy djem një vajzë, por me vajzën jam lidhur me shumë. Momentin më të vështirë kujtoi kur fëmija i vogël ishte një vjeç, e kemi rritur me ujë me sheqer, janë gjëra të dhimbshme. Fëmijët na ftojnë gjithmonë për udhëtime”, deklaroi Xhihani.

Xhihani u ndal dhe tek njohja me partnerin. Ajo tha se bashkëshorti i saj nuk është pjesë e muzikës.

Sa i përket projekteve të reja, Merushe Xhihani u shpreh se shumë shpejt do të jetë gati një këngë, por pa ndarë shumë detaje.

“Bashkëshorti nuk është pjesë e muzikës. E kemi gjetur gjuhën e përbashkët. Kohëve të fundit kam bërë tre këngë. Hitet e mia janë vetëm me grupin. Nuk bëhet më rikthimi sepse shumë njerëz janë shpërndarë. Jam duke punuar për një projekt, por le të presim”, tha Merushe Xhihani./vizionplus.tv

Read Entire Article