Nga letra emocionuese e nënës tek takimi me këngëtarin Ylli Baka, surprizohet Albano Bogdo

4 months ago 24
Reklamë

Albano u surprizua mbremjen e sotme nga nëna e tij e cila ka ditëlindjen.

Nëna e tij i ka shkruar një letër emocionuese, kjo pasi fermeri është shprehur që nuk do të takojë asnjë nga familjarët gjatë qëndrimit në fermë, pasi preket dhe mund të largohet në ato momente.

“Si je o bir. Uroj të jesh mirë dhe t’a shijosh këtë eksperiencë. Na mungon shumë biri nënës. Ndryshe nga herët e tjera vendos unë ti them dy fjalë. Shpirti i nënës të falenderoj për gjithçka që ke bërë për mua vëllan dhe motrën. Më fal që të vesha kostumin e burrërisë që në fëmijëri. Të dua pafund. Shijo çdo moment. Vazhdo bjeri pianos, më kënaq mua dhe gjithë ata njerëz që duan artin”, thuhej ndër të tjera në letrën e dërguar nga nëna e Albanos.

Albano është shfaqur shumë i përlotur pas leximit të letrës.

Në fermë gjithashtu ka ardhur dhe këngëtari Ylli Baku, ku së bashku me Albanon kanë kënduar këngën e “Mirëmëngjes Nëna ime” si dhuratë për nënën e Albanos, kjo pasi fermeri e ka kënduar shpesh gjatë qëndrimit në fermë. Këngëtari ndezi atmosferën në “Ferma VIP”.

“Edhe 100 vjeç, të dua shumë”, uroi Albano nënën e tij gjatë atmosferës së krijuar nga Ylli Baka.

Para surprizës, Albano në Plevicë pa një klip, ku në orët e para të mëngjesit ka kënduar këngën e “Mirëmëngjes Nëna ime” nga Ylli Baku, ku është shfaqur i përlotur. /vizionplus.tv

Read Entire Article