Nga shoqëria në fushën e artit e deri tek largimi nga Shqipëria rrëfehet aktorja Eva Alikaj, tregon habinë më të madhe gjatë karrierës

2 months ago 17
Reklamë

 Aktorja mjaft e dashur për publikun, Eva Alikaj në një rrëfim shumë të rrallë në emisionin “Living Room” na ka zbuluar më shumë detaje rreth jetës së saj.

Ajo përmendi largimin e saj nga Shqipëria si një arsye pse aktorja nuk ka një grup të gjerë shoqëror. Alikaj përmendi Rajmonda Bulkun dhe Rozeta Ferrin si dy mikeshat e saj në fushën e artit.

“Miqtë është fjalë shumë e madhe. Nuk mund të gjykoj sepse largimi im ka pasur ndikimin e vetë, plus dhe natyra ime. Atëherë nuk kisha shumë miq, ndërsa tani mund të përmend Monda Bulkun, Rozeta Ferri. Nuk kam shumë miq me thënë të drejtën”, tha aktorja Eva Alikaj.

 Gjithashtu aktorja e njohur u shpreh se i është mirënjohëse publikut për gjithë dashurinë e marrë gjatë karrierës së saj. Eva Alikaj tregoi se habia e saj më e madhe ishte fakti që shqiptarët e shihnin si një nga aktoret më të bukura shqiptare.

“Edhe sikur të ndaloj karriera ime në këto moment ajo që më mbetet është falenderimi dhe fati i të qenit shqiptare, një vajzë e thjeshtë, aktore, e talentuar që duhet të ketë diçka të veçantë që kta njerëz më duan dhe çuditërisht ju dukem e bukur. Sinqerish nuk ka lidhje Eva Alikaj me bukurinë, ka lidhje me një bukuri të brendshme. Unë isha më interesantja, por koleget e mia kanë qenë më të bukura se unë asaj kohe. Mund të kem qenë pak seksi në kuptimin e mirë të fjalës”, shtoi aktorja. /vizionplus.tv

Read Entire Article