Një 50-vjeçar ka rënë në pranga në Durrës, pasi ngacmoi seksualisht një 14-vjeçare.
“Ngacmoi seksualisht, në rrugë, një 14-vjeçare, menjëherë pas kallëzimit, Policia vë në pranga 50-vjeçarin.
Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të kallëzimit të një të miture, se ishte ngacmuar seksualisht, në rrugë, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Kavajë bënë të mundur identifikimin dhe arrestimin e autorit të dyshuar, shtetasit P. Xh., 50 vjeç, banues në fshatin Luz i Vogël”, njofton policia. /vizionplus.tv