Nis mbledhja e firmave për Osmanin, procesi i nënshkrimeve do të zgjasë deri më 8 mars

8 months ago 12

Bashkimi Demokratik për Integrim ka nisur te mbledhë nënshkrimet për mbështetjen e kandidaturës së Bujar Osmanit për president të Maqedonisë së Veriut.

Valdet Xhaferi , kryetari i BDI-së , në Gostivar, shoqëruar nga deputetë të zonës, zyrtarë si dhe qytetarë të shumtë kanë nënshkruar sot në zyrën rajonale të Komisionit Shtetëror të zgjedhjeve  të qytetit në përkrahje të kandidatit Osmani. Kjo procedurë pritet të vijojë çdo dite deri në datën 8 mars, që është  edhe afati i fundit.

Kandidaturën për president i pari e shpalli mjeku Velo Makrovski, i cili do të mbledhë nënshkrime si kandidat i pavarur. Më pas kryetari i Aleancës për Shqiptarët Arben Taravari, si kandidat i opozitës shqiptare VLEN.

Pas tij vijoi profesoresha universitare, Biljana Vankovska nga E Majta. Bashkimi demokratik për integrim i Ali Ahmetit i besoi Bujar Osmanit.

LSDM si partia më e madhe në pushtet do ta rikandidoje profesorin Stevo Pendarovski. Ndërsa, partia më e madhe opozitare VMRO-DPMNE garon me Gordana Siljanovska-Davkova. Në garë ka hyrë gjithashtu edhe aktivistja Mersiha Smailoviq e komunitetit boshnjak. Nderkaq partia e vogël GROM për kandidat presidencial zgjodhi liderin e saj, Stevço Jakimovski, ndërsa partia e sapoformuar ZNAM, do ketë kandidat liderin e saj, kryetarin e Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski. /vizionplus.tv

Read Entire Article