“Nis një kapitull i ri”, ambasadori i ri britanik merr detyrën: Jemi partnerë të Shqipërisë në progres

2 months ago 28

Nick Abbott ka marrë detyrën si ambasador i Britanisë në vendin tonë.

Lajmi bëhet i ditur nga ambasada britanike, e cila në një postim në rrjetin social, shkruan se kjo është nisja e një kapitulli të ri.

Ambasada shton se Britania përtej miqësisë me vendin tonë, përqafon edhe rolin si partnere e Shqipërisë në progres.

Nick Abbott ka dorëzuar edhe letrat kredenciale në ambientet e Presidencës, ku u prit nga kreu i shtetit Bajram Begaj.

Nis një kapitull i ri në marrëdhëniet mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë me marrjen e detyrës nga ambasadori britanik, Nick Abbott. Kjo shënon edhe avancimin e marrëdhenies nga miq në partnerë për progres, duke nënkuptuar një partneritet të fortë dhe dinamik.

Ambasadori Abbott do të udhëheqë përpjekjet tona për të thelluar bashkëpunimin, duke u fokusuar në mundësitë dhe sfidat e përbashkëta. Nga rritja ekonomike tek shkëmbimi kulturor, jemi të angazhuar për të krijuar përfitime konkrete për të dy vendet.

I ftojmë të gjithë shqiptarët të na bashkohen në këtë rrugëtim. Së bashku, ne mund të arrijmë përparim të jashtëzakonshëm dhe të formësojmë një të ardhme më të ndritur për vendet tona”, shkruan ambasada britanike./vizionplus.tv

Read Entire Article