Një arbitër shqiptar gjykon një nga ndeshjet më të rëndësishme këtë të enjte në “Conference League”

6 months ago 23
Reklamë

Një ndër ndeshjet më të rëndësishme të mesjavës në Europë do të gjykohet nga arbitra shqiptarë. Sfida, Ajax-Aston Villa, e vlefshme për fazën e 1/16-ve, të UEFA Confernece League, mbrëmjen e kësaj të enjteje do të drejtohet nga Enea Jorgji. Arbitri nga Elbasani, që do të ketë si asistentë Ridiger Çokaj dhe Denis Rexha, ndërkohë që arbitër i katërt do të jetë Eldorjan Hamiti.

Kjo do të jetë një përgjegjësi por edhe krenari e madhe për Jorgjin, një sfidë në stadiumin legjendar, “Johan Cruijff Arena”, me skuadër pritëse një emër të madh të futbollit europian, “Harkëtarët” e Ajax.

Ky është një vlerësim i jashtëzakonshëm nga organet e UEFA-s, konfirmim i një rritjeje të vazhdueshme, por për Enea Jorgjin mund të konsiderohet edhe një kulm i karrierës, i cili këtë sezon ka drejtuar me sukses edhe sfida teknikisht të një niveli më të lartë, në grupet e Champions League, si ajo mes zviceranëve, të Young Boys e “Demave” gjermanë, të RB Leipzig.

Read Entire Article