Një fitore e PD për të humbur jo aq keq

3 months ago 21
Reklamë

Nga Frrok Çupi

Sapo u mbyll dera e Gjykatës sot ku u dha vendimi për vulën e PD, anëtarët e PD u ndezën nga shpresa se gjërat mund të bëhen vetëm më mirë. Pjesa ‘Foltore’ e Berishës mori të drejtën që të përdorë vulën dhe logon e krijuar në dhjetor të vitit 1990.

Çfarë ndodhi sot?

E para,  kjo pjesë e PD tani është para një fitoreje që e ka përpara, por nuk mund të arrijë.

E dyta, ndodhet edhe para një fitoreje që e bën të humbë akoma më shumë se sot.

E treta, ndodhet edhe para një kthimi në pikën e parë të humbjes.

Cila është fitorja që PD nuk mund ta arrijë? Fitorja shfaqet para syve të tyre si një figurë mitike e krijuar nga retë në qiell, por që këtyre u ikën sapo i afrohen. Këta nuk mund ta arrijnë Modelin. Vendimi i Gjykatës së Apelit për t’i dorëzuar logo& vulë ‘partisë armike’, i ka lënë pa fjalë. Deri një minutë para vendimit këta thërrisnin për ‘Drejtësinë që e manipulon Rama’. Tani pas vendimit gazmor që morën, a janë në gjendje të mendojnë ndryshe? A mund të mendojnë se Drejtësia në epokën e maxhorancës socialiste plus Aleatët, është bërë ‘e drejtë’ dhe ‘e pa anshme’? Në kohën e qeverisjes së tyre nuk kishte ‘zot mbi tokë’ që të mund të akuzonte ose fitonte drejtësi mbi qeverisjen kriminale të Berishës…. Po nesër kur Berisha, kryetar i tyre, të dalë nga kati i shtatë me pranga drejt qelisë, a vallë prapë ‘Drejtësi e padrejtë’ do të jetë? Po SPAK mbetet organizatë ‘kriminale e terroriste’? Apo kur të shkojë në SPAK Noka, Bardhi, Argita, Liria?…

Këtë model nuk e ndryshon dot vendimi ‘për vulën’.

Po bashkimi, cili me cilin?

A do të bashkohen këta në kopshtin ku ka edhe vulë edhe logo? Me siguri që do të  vijnë të gjithë ‘tradhtarët’, jo me vulë, por me lugë në brez. Çfarë do të hanë në atë çanak?… Bashkimi do të ndodhë deri në momentin kur të ‘hahen’ për punët e pista mes tyre. PD ka kryer krime të rënda e të pashlyeshme kundër vendit. Secili prej këtyre që i gëzohet vulës, ka pjesën e vet në krim. Nëse mendojnë se vula i mbulon, atëherë kjo është surrealiste. Sa më shumë të afrohen me njëri tjetrin, më e madhe dhe e bezdisshme bëhet e keqja për publikun. Çfarë mund të mësojnë nga sekonda që u vendos për vulën, këta që janë sajuar për të bërë më të keqen? Asgjë. A nuk do të djegin prapë Bashkinë? A nuk do t’i vënë flakën Parlamentit ? A nuk do të bashkëpunojnë edhe me diversantë grekë si Beleri për të goditur kombin shqiptar? Të presësh një gjë tjetër do të thotë se majmuni nuk mendon me stomak.

Çfarë ndryshoi sot?

Asgjë nuk ka ndryshuar, përderisa nuk ka ndryshuar Sali Berisha

A do ta largojnë Sali Berishën? Këtu nis ndryshimi.

Ai sot është nën arrest. Të tjerat janë kandidatë për në hetim dhe gjykim gjyqësor. Aleatët e mëdhenj, që nga SHBA, Britani e anëtarë në BE, kanë vënë një kusht: “Nëse PD ka në krye Berishën, atëherë Perëndimi nuk bashkëpunon me PD”. Të kthejmë shpinën Perëndimit e të shikojmë nga ballkoni? Si i bëhet, do të asfiksohet interesi madhor i kombit apo PD? E mira e vendimit të gjykatës është edhe kjo: Gjithë fajtorët e PD në një oborr; kur të gjykohen për minim të interesave kombëtare, gjykohen të gjithë së bashku.

Read Entire Article