Një javë pasi doli nga burgu, Pëllumb Abeshi sërish në SPAK! Akuza që iu komunikua

3 months ago 20

7 ditë pasi u lirua nga qelia e paraburgimit, ish zyrtari i ministrisë së Mjedisit Pëllumb Abeshi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme, ku ditën e sotme iu komunikua akuza për “Shpërdorim detyre”, lidhur me inceneratorin e Tiranës.

Abeshi ishte i shoqëruar nga avokati i tij Emir Beta, ndërsa qëndroi rreth 15 minuta në SPAK.

Më datë 12, Gjykata e Posaçme liroi nga qelia Pëllumb Abeshin, i cili mbahej në burg për inceneratorin e Tiranës, për shkak se përfunduan afatet e paraburgimit.

Read Entire Article